AKTUALITET, 5 Prill 2025, 11:53

PL prezanton kandidatët, Meta audio-mesazh nga burgu: Tirana do të jetë lokomotiva e ndryshimit historik me të paktën 20 mandate

PL prezanton kandidatët, Meta audio-mesazh nga burgu: Tirana do

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta është bërë pjesë e takimit ku po prezantohen kandidatët për zgjedhjet e 11 majit.

Meta u shpreh shqiptarët duhet të zgjedhin të votojnë në 11 maj numrin 1, koalicionin ASHM në mënyrë që të jetë të parën në prioritetet e qeverisë.

“Jemi vendi i fundit në rajon për eksportet. Me taksat më të larta e më të shtuara në rajon. Por edhe me nivelin më të ulët të mbledhjes të të ardhurave në rajon. Qytetarët duhet të votojnë numrin 1 që të jenë të parët në prioritetet e qeverisë së re. 5 pikat e PL janë pjesë e programit të ASHM. Nëse votoni ASHM, votoni për uljen drastike të taksave dhe shporrjen e sistemin gjobëvënës e patronazhist”, tha ai.

Meta u shpreh se besimplotë se Tirana, sipas tij do të jetë lokomotiva e ndryshimit historik me të paktën 20 deputetë për Aleancën.

“Ai është kyçur në listën e mbyllur në Tiranë, se ka shumë arsye që i fshihet gjykimit të hapur të Tiranës, ndërsa unë jam në listë të hapur, dhe besoj tek Tirana e cila do të jetë lokomotiva e ndryshimit historik me të paktën 20 deputetë për Aleancën tonë.

Vota për këtë aleancë është vota për ndryshimin historik, vota për Ilir Metën deputet i qarkut të Tiranës është një votë e pastër kundër diktaturës. Liria do të triumfojë më 11 Maj, ky vend ka diell për të gjithë”, tha Meta.