TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike, Jorida Tabaku, vizitoi sot një fasoneri, ku bisedoi nga afër me punonjësit dhe drejtuesit e saj. Gjatë takimit, ajo shprehu vlerësim të veçantë për punëtorët dhe premtoi mbështetje konkrete në drejtim të lehtësimit fiskal dhe zhvillimit të biznesit.
Tabaku theksoi se prioritet i saj do të jetë ulja e ndjeshme e taksave për bizneset, nga 50% në 10%, si dhe ulja e sigurimeve shoqërore, me qëllim rritjen e të ardhurave reale për punonjësit.
“Nëse ulet taksa për biznesin nga 50% në 10%, nëse ulen sigurimet shoqërore, kjo do të thotë më shumë lekë në xhepat tuaj”, deklaroi Tabaku, duke shtuar se “forca e ekonomisë gjendet pikërisht tek bizneset dhe tek njerëzit e punës si ju”.
Në bisedë me punonjëset gra, Tabaku kërkoi mbështetje përmes votës preferenciale në listën e hapur, duke e konsideruar këtë si një votë të drejtpërdrejtë besimi dhe mbështetjeje për të përfaqësuar gratë dhe punëtorët në parlament.
Në fund, Tabaku vizitoi edhe ambientet e punës duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e punonjësve në një sektor që është prekur ndjeshëm nga kriza ekonomike dhe rënia e euros.