TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më shumë se 8 milionë vizita mjekësore janë realizuar nga mjekët e familjes përgjatë vitit 2022. Ky fakt bëhet i ditur përmes një raporti të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë. Në këtë raport, thuhet se numri i vizitave në këtë vit është 3.5% më i lartë se viti 2021
Shumica e pacientëve janë trajtuar në banesë, por një pjesë kanë patur nevojë për mjekim të specializuar, për pasojë në 8 muajt e vitit 2022 janë shtuar në spital 277,881 pacientë, shifër kjo 7.7 % më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2021.
Për vitin 2022 shtimi më i lartë të sëmurëve është për pacientët të trajtuar në kardiologji/kardiokirurgji dhe në spitalet psikiatrike. Ndërkohë, shtrimet në kardiologji janë rritur me rreth 21% krahasuar me 2021. Ndërsa trajtimi i pacientëve në spitalet psikiatrike u rrit 17,5%.
Mes të tjerash në raport thuhet se në 8 vitet e fundit për periudhën 2014 -2022 fluksi më i lartë i shtrimeve në spitale ka qenë në vitin 2019, me 310,315 të shtruar, ndërsa numri më i ulët i shtrimeve ishte në 2014.