TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot mitingun përmbyllës të fushatës për zgjedhjen e 14 majit duke ftuar qytetarët nga e gjithë Shqipëria t'i bashkohen.
Nga Hasi Berisha ka ftuar shqiptarët më 12 maj, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, për të festuar, sipas tij, fitoren më 14 maj.
“Me datën 12 maj, në ora 7, ftoj banorët e Hasit, Tropojës dhe të gjithë Shqipërisë, të mblidhemi dhe të festojmë fitoren e datës 14 në Tiranë në sheshin Nënë Tereza.
Votoni numrin 1, koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’. Votoni Miftar Dautin, kandidatin e fitores. I bëj thirrje Beqirit dhe Halitit. Tani, zoti Mula, deri tani ka qenë me dy emra. Këto ditë u bëre me dy mbiemri, edhe Mula dhe Mielli.
Jep dorëheqjen se je turpëruar. Ty Rama të përdor si vegël.
Mos u bëj mashë e tij, se të jap fjalën se me datë 15, Rexha, ti dhe Gjici do krijoni partinë e pabesisë.
Ndaj dhe ju uroj nga zemra, fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.