TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar sot për audiopërgjimet e kryebashkiakes socialiste të PS në Roskovec, e cila kërcënoi dy qytetarë.
Nga Fieri, Meta tha se Majlinda Bufi është fytyra e vërtetë e Rilindjes, qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Ai ka shtuar gjithashtu se kryeministri i përdor pushtetarët vendorë, dhe në momentin që i dalin nga kontrolli, i dërgon në SPAK apo u nis procese.
“Sa më pak ulur, e sa më pak me njëri-tjetrin. Sa më shumë me të lëkundurit dhe me ata që nuk mbyllin dot muajin, por që nisin kërkojnë borxh që në ditën e 10 të muajit e po i mbysin me taksa e diversione e presione. Jemi habitur besoj me aktet e rënda të publikuara për kryebashkiaken e Reskovecit.
Ajo është fytyra e vërtetë e Rilindjes, nuk ka asnjë qytetare njerëzore, është fytyra e atyre që u thonë me kë duhet ose jo të pini kafe, ku kontrollojnë çdo emërim deri tek emërimi i sanitares, kanosin qytetarët që dihet që do votojnë kundër.
Kam një pyetje për qytetarët: Mund të vijohet kështu? Është një turp i madh, ajo është fytyra e Rilindjes e Ramës.
I keni parë posterat në 61 bashki? Ku kandidon? 61 persona i quan gomerë, kur i dalin nga presioni i çon në SPAK e u hap ndjekje.
11 vjet kryeministër, Fieri me vijë bregdetare sa Sllovenia nuk ka një investim në fushën e turizmit. Ka monopolizuar turizmin. Kur nuk kanë frikë as nga i madhërishmi lart, imagjinoni ç’bëjnë me pronat e qytetarëve. Në Vlorë çdo dy javë ndërrohen drejtorët për sepse ndodhin vjedhje pronash”, tha ai.