AKTUALITET, 6 Maj 2023, 19:07

“Ju hëngsha zemrën grave”, aktori Mehdi Malkaj ironizon Ramën dhe ‘provokon’ me pyetjen: Po ne burrave do të na hash ndonjë gjë?

“Ju hëngsha zemrën grave”, aktori Mehdi Malkaj ironizon

Aktori Mehdi Malkaj nuk i ka kursyer ironitë sa i takon deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Dibër, pasi ky i fundit tha; “ju hëngsha zemrën grave”.

Gjatë fjalës së tij me në një takim me aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku i pranishëm ishte edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Belind Këlliçi, Malkaj tha me ironi për Ramën “po ne burrave do na hash ndonjë gjë?”.

“Ku është sahati?! Ma keni parë gjëkundi? Ka ngarkesë emocionale çdo gjë. Ky kryeministri jonë ka thënë në Dibër se do t’u hante zemrat grave, kështu u tha, o u hëngsha zemrat, po mirë ore po ne burrave do na hash gjë? Edhe neve nëna na ka bërë.

Jemi akoma te copa e bukës. Ky ska ditur të kërcejë asnjëherë. Tani do tallava. Nuk ka rëndësi partia more, rëndësi ka atdheu o njerëz. Andej nga unë i thonë mëmëdhe. Mirëpo sipas partive nuk ekziston fare atdheu”, tha Malkaj.