AKTUALITET, 26 September 2026, 17:43

Senatorët republikanë dhe demokratë thirrje Trump: Mos e fto Putinin në samitin e G20

Një grup prej 14 senatorësh amerikanë, nga radhët e të dyja partive kryesore, i kanë kërkuar presidentit Donald Trump të tërheqë ftesën për presidentin rus, Vladimir Putin në samitin e G20-s që do të mbahet në Miami.

Në një letër drejtuar Trumpit, senatorët argumentojnë se pjesëmarrja e Putinit në samit do t’i jepte legjitimitet luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
 
Ata theksuan se Putin mban përgjegjësi për nisjen e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës dhe shprehën shqetësim për pjesëmarrjen e tij në një takim ndërkombëtar, ndërsa Rusia vazhdon sulmet ndaj civilëve ukrainas.

Sipas senatorëve, lejimi i Putinit të marrë pjesë në samit në këto rrethana ngre “shqetësime serioze”.

Letra u drejtua nga kryetari i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, Roger Wicker, republikan, dhe senatorja demokrate Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Dokumenti është nënshkruar nga senatorë republikanë dhe demokratë, duke e bërë këtë një qëndrim të përbashkët të të dyja partive në Senat.