TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbulohet identiteti i vajzës shqiptare që u vra me armë zjarri nga ish-i dashuri në Itali pasi i dha fund lidhjes.
Mediat italiane shkruajnë se viktima është 29-vjeçarja Danjela Neza. Ngjarja e rëndë ndodhi natën e së premtes në zonën e lulishteve të Piazza delle Nazioni në Savona.
I fejuari i saj, Safayou Sow, 27-vjeçari nga Guinea, i cili prej disa vitesh jeton në Itali, e vrau me një plumb në kokë.
Sipas policisë, rreth orës 2 të mëngjesit ata u përleshën me dhunë, pasi autori nuk pranonte ndarjen. Në një moment ai arriti në makinën e parkuar në rrugën që të çon nga Corso Ricci, mori një pistoletë gjysmë automatike nga bagazhi, u kthye te gruaja dhe e qëlloi nga një distancë e afërt.
Menjëherë më pas ka telefonuar në 112. “Kam vrarë një grua, hajdeni më merrni”. Në pak minuta mbërriti një makinë policie, më pas 118 së bashku me Kryqin e Artë, selia e të cilit është më pak se 200 metra nga vendi i krimit. Për Danjela Nezën nuk pati asgjë për të bërë. Ajo vdiq në vend.
Safayou Sow u dërgua në stacionin e policisë dhe u mor në pyetje menjëherë. Me një leje qëndrimi të rregullt, ai punon prej disa vitesh si ndihmës kuzhinier në një restorant në Savona dhe nuk kishte precedentë penalë. Policia nuk ka dijeni as për ndonjë denoncim për sherre të tjera që kanë të bëjnë me çiftin.
Viktima sipas policisë, kishte probleme me drejtësinë për krime kundër pronës dhe drogës, por me dikë tjetër, jo me 27-vjeçari me të cilin ishte tani në lidhje.
Burri u mbrojt duke thënë se e kishte humbur mendjen pasi ajo e kishte fyer dhe se ai nuk kuptonte më asgjë, por tani policia kërkon të kuptojë pse ai, i rregullt, me punë dhe absolutisht pa precedentë penalë, kishte fshehur në bagazhin e makinës së tij "Opel" një pistoletë me numër serie të gërryer. Sot ai do të merret sërish në pyetje dhe më pas do të transferohet në burgun e Marasit.