AKTUALITET, 6 Maj 2023, 18:15

Njëri prej tyre kishte ndërruar jetë në 2018-ën/ Përfituan në mënyrë të paligjshme mbi 100 mijë euro pension social, si u zbulua mashtrimi i çiftit shqiptar në Itali

Njëri prej tyre kishte ndërruar jetë në 2018-ën/

Një çift shqiptarësh janë zbuluar nga autoritete italiane se kanë përfituar pension në një shumë totale prej rreth 105 mijë euro në mënyrë të paligjshme.

Mediat italiane raportojnë se çifti ka lëshuar deklarata të rreme për vendbanimin në shtetin italian, për të kërkuar më pas marrjen në mënyrë të padrejtë nga INPS pensionin social, i cili që nga viti 2014 kreditohej periodikisht dhe në mënyrë të përpiktë në një llogari rrjedhëse në emër të tyre.

Nga hetimet e kryera është konstatuar se njëri prej tyre ka vdekur në vitin 2018 dhe se pas nisjes së procedurave për disbursimin dhe marrjen e përfitimeve të parave, janë kthyer në Shqipëri duke vazhduar të përfitojnë në mënyrë të paligjshme shumat e lartpërmendura.

Pas konstatimit të vendbanimit fiktive të subjekteve, njëri prej bashkëshortëve është denoncuar për veprën penale të marrjes së paligjshme të parave publike. Autoritetet italiane kanë pezulluar dhe disbursuara të gjitha trajtimet e pensioneve.