TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas grave që kërcyen me këngën e fushatës, Kryeministrin Edi Rama e shoqëron isoja polifonike në Himarë.
Rama u ndal sot në Himarë, ku kërkoi votën e himariotëve për kandidatin e Partisë Socialiste, Jorgo Gjergji.
Por para nisjes së fjalimeve, një grup këngëtarësh e kanë pritur me iso, ku kanë përmendur tunelin e Llogarasë apo dhe moton e fushatës "vetëm përpara".
Në një strofë tjetër kënga thoshte "Drejt Evropës po na çon, Edi Rama në timon". Pas këtij vargu Rama iu ka bërë me shenjë të pranishmëve të vazhdojnë me aktivitetin.