TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme në seancë plenare në orën 10:00.
Nëntë pika janë radhitur në rendin e ditës, që fillojnë me mocionin për zhvillimin e debatit në lidhje me rritjen e çmimeve dhe marrjen e masave të menjëhershme të kërkuar nga Enkelejd Alibeaj në emër të grupit parlamentar të PD-së.
Po ashtu është kërkuar në interpelancë kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku. Pyetje do t’i bëhen Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi nga Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.
Rama nuk do të jetë i pranishëm për shkak të samitit të NATO-së, ndërkohë që nuk dihet nëse prezent do të jetë ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
RENDI I DITËS:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 17.3.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Diskutim për mocionin për zhvillimin e debatit në lidhje me rritjen e përgjithshme të çmimeve dhe marrjen e masave të menjëhershme, kërkuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj me cilësinë e Kryetarit të grupit parlamentar. (neni 98 dhe 99 të Rregullores së Kuvendit)
Koha e diskutimit 3 orë
– 100 minuta grupi parlamentar i Partisë Socialiste
– 45 minuta grupi parlamentar i Partisë Demokratike
– 9 minuta grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”
– 9 minuta grupi parlamentar “Për Demokraci dhe Integrim”
– 17 minuta deputetët e pavarur
4. Kërkesë për interpelancë me Kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama kërkuar nga një grup deputetësh.
5. Kërkesë për interpelancë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, zonjën Belinda Balluku kërkuar nga deputetët Albana Vokshi dhe Flamur Noka.
6. Pyetje nga deputeti Petrit Vasili për ministrin e Brendshëm, zotit Bledar Çuçi.
7. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e pjesshme të zgjeruar për rrugët kulturore, miratuar me rezolutën CM/RES (2013) 66”
8. Projektligj ” “Për miratimin e programit të statistikave zyrtare për vitin 2022-2026”.
9. Diskutime jashtë rendit të ditës (60’).