AKTUALITET, 23 Mars 2022, 18:37

Betimi i anëtarit të 8-të të Kushtetueses, reagon ambasada amerikane: Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara

Betimi i anëtarit të 8-të të Kushtetueses, reagon ambasada

Ambasada e SHBA ka përshëndetur betimin e anëtarit të 8 të Gjykatës Kushtetuese, Sandër Beci. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se kjo përfaqëson përparimin e pandalshëm të Reformës në Drejtësi.

“SHBA mirëpret betimin e sotëm të anëtarit të 8-të të Gjykatës Kushtetuese, që përfaqëson ecurinë e pandërprerë të Reformës në Drejtësi dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve  Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara.”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Anëtari i Gjykatës Kushtetueses Sandër Beci u betua sot para presidentit të Republikës Ilir Meta.