TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbledhja e kryesisë së PD që po zhvillohet në selinë blu ka në qendër të diskutimeve negociatat me palën tjetër.
Pas Helidon Bushatit, edhe Ervin Salianji ka kërkuar heqjen e dyerve të blinduara, ndërkohë që ka kërkuar ngritjen e një grupi ku të gjithë të jenë të përfaqësuar.
Salianji i ka kërkuar Alibeajt që të mblidhet menjëherë Këshilli Kombëtar, për t’i dhënë legjitimitetin formal.
Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, theksoi se nga mbledhja duhet të dilet me një mesazh për bashkim.
Pjesë nga diskutimi:
Salianji: Të ndërtojmë një grup dhe zgjidhje që e bën bashkimin funksional për të gjithë, ku të gjithë mund të përfaqësohen si ngjyrime.
Salianji-Alibeajt: Duhet thirrur Këshilli Kombëtar që të japë legjitimitetin formal.
Salianji: Të hiqen dyert e hekurit, të tregojmë me simbolikë hapjen e partisë.
Gaz Bardhi: Dyert jane te hapurt
Salianji: Dyert e hekurit qe as nuk preken me dore ta shpifin, ti heqim
Gazment Bardhi: Së pari, lidhur me blindimin e PD-se, dyert janë të hapura, dhe janë çështje të administratës. S’ja vlen të merremi në Kryesi me këtë. Së dyti, për zgjedhjet e vitit 2023. Është propozuar me idenë që do të pranohej nga të dy palët, duke bërë zgjedhje të bashkuara. Jam dakord edhe unë që të dalim me mesazh për bashkimin.