AKTUALITET, 23 Mars 2022, 22:21

Aksidenti në Fushë Krujë, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

Aksidenti në Fushë Krujë, ndërron jetë në spital

Një nga të plagosurit e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Pas aksidentit në spital kanë shkuar tre persona. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë, një tjetër është në gjendje të rëndë.

Pacienti i tretë është lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në aksident janë përfshirë dy makina.

Sipas policisë, si pasojë e përplasjes u dëmtua drejtuesi i njërit prej automjeteve, shtetasi me iniciale D. A., i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë fillimisht mbetën të bllokuar edhe tre pasagjerë të tjerë, por më pas ata u nxorën dhe njëri prej tyre nuk mundi ti mbijetojë plagëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.