AKTUALITET, 23 Mars 2022, 21:02

Ndarja nga jeta e Albright, Berisha: Nderim dhe mirënjohje për miken e shquar të kombit tonë

Ndarja nga jeta e Albright, Berisha: Nderim dhe mirënjohje për miken e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-Seketares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Me anë të një postimi në facebook, Berisha tha se kishte pasur rastin të takohej me Albright në Tiranë në kohën kur kjo e fundit shërbente si ambsadadore e SHBA-ve në OKB. Ndër të tjera, Berisha tha se Albright ishte një mike e shquar e kombit shqiptar.

Reagimi i plotë i Berishës

Nderim dhe mirenjohje per miken e shquar te kombit tone, Madeleine Albright!

Te dashur miq, ish Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright mbylli syte pergjithmone.

Zonja Albright ishte nje mike e shquar e kombit shqiptar. Ajo vizitoi disa here Shqiperine dhe Kosoven. Une kam patur rastin qe ta pres ate ne Tirane si ambasadore e SHBA ne OKB. Ne krye te diplomacise se SHBA Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright u be promotore e fuqishme e angazhimit te diplomacise boterore dhe fuqive ushtarake te Aleances se Atllantikut te Veriut per çlirimin e dy milione shqiptareve ne Kosove. Ajo mbeti deri ne fund te jetes nje avokate e shkelqyer e Kosoves.

Me kete rast duke u perulur me nderimin me te madh dhe mirenjohjen me te thelle para kujtimit te ndritur te Sekretares Albright i lutem Zotit qe shpirti i saj i mire te gjeje paqen e metituar. Amin!