TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 42-vjeçar është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve pasi ka tentuar që të fusë në ambientet e burgut një fishek, të cilin e kishte fshehur në një qese me veshmbathje.
Mësohet se fisheku ishte për kushëririn e 42-vjeçarit, i cili vuan dënimin me tetë vite burg për veprat penale të prodhimit, trafikimit dhe shitjes së narkotikeve.
Njoftimi
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ka arrestuar sot në IEVP Lushnjë, një vizitor, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një fishek pistolete i kalibrit 7.65 mm. I arrestuari në flagrancë, K.Sh, i datëlindjes 05.03.1980, banues në Memaliaj, kishte sjellë një qese me veshmbathje për djalin e tezes A.A, i dënuar me tetë vite burgim për veprat penale të prodhimit, trafikimit dhe shitjes së narkotikëve. Grupi i kontrollit ka vërejtur sendin e ndaluar në fund të qeses dhe SHKBB kreu arrestimin e personit në flagrancë pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të: “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”parashikuar nga neni 278 dhe 324/a i Kodit Penal.