AKTUALITET, 23 Mars 2022, 21:31

Hidhet nga kati i 7-të i pallatit në Kamëz, ndërron jetë i moshuari

Hidhet nga kati i 7-të i pallatit në Kamëz, ndërron

Një 70-vjeçar është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas informacioneve të fundit të policisë, bëhet e ditur se shtetasi me iniciale N.SH është vetëhedhur nga banesa e e tij në Kamëz.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 23.02.2022, në Kamëz, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte, shtetasi N. Sh., 70 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.