AKTUALITET, 23 Mars 2022, 21:58

Tomorr Alizoti kërkon rikthimin e të përjashtuarve nga PD, përfshirë edhe Sali Berishën

Tomorr Alizoti kërkon rikthimin e të përjashtuarve nga PD,

Tomorr Alizoti ka folur në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PD-së duke thënë se “bashkimi i demokratëve të bëhet me akte konkrete, jo me retorikë”.

“Ne duhet të unifikohemi përmes akteve. Partia është garë, nuk shmangim dot asnjë kandidat. Unë do të doja që demokratët të zgjidhnin të ardhmen, por këtë nuk e vendos unë.

Këto ishin ato që thashë unë, duhet të heqim dyert e blinduara dhe të futemi në një garë.

Duhet të futemi në garë dhe të hapemi me njëri-tjetrin. U thashë të zhbëhen aktet, të rikthehen në parti të pezulluarit e të përjashtuarit. E pritën me buzëqeshje, tani të shohim. Nuk jam kontaktuar nga Komisioni i Rithemelimit të PD”, tha Alizoti.

Pyetje: Përfshirë Berishën?

Alizoti: Po.