TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur me debate mbledhja e Kryesisë së PD.
Mbledhja drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, i cili u emërua nga Gazment Bardhi si kryetar i komanduar i PD-së.
Deputeti Helidon Bushati ka kërkuar që në nisje të mbledhjes që debati të mos devijohet, ndërsa ka ngritur si shqetësim dyert e blinduara.
Bushati ka thënë se duhet të hiqen hekurat, duke e konsideruar këtë si hapin e parë për bashkimin e partisë,
Helidon Bushati: Jemi këtu për të mirën e PD-së. Ne që jemi ketu dhe ata që nuk janë, por shpresoj të jenë. Bashkimi është kryefjala e retorikës dhe e vlerësimit tonë politik. Duhen akte konkrete për këtë. Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa përjashtuar asnjë. Gjesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Nuk e kam vetëm unë këtë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet. Pa hyrë ishte mirë apo keq, duhet të hiqen. Hap i parë për bashkimin. Vetëm të bashkuar mund të jemi jemi konkurrues në zgjedhjet e ardhshme, zgjedhjet lokalet janë më të afërta.