AKTUALITET, 23 Mars 2022, 21:10

Aksident në Fushë Krujë Thumanë, përplasen tre automjete, tre të plagosur në gjendje të rëndë

Aksident në Fushë Krujë Thumanë, përplasen tre

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Thumanë, në afërsi të Dervenit.

Tre autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa ende nuk duhet numri i të plagosurve.

Gjithashtu, mësohet se një person ka mbetur i bllokuar në makinë.

Krujë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin D. A., është përplasur me automjetin me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i automjeti D. A., i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Forcat e Policisë bashkë me forcat e zjarrfikses po nxjerrin 3 të lënduarit e tjerë nga automjetet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit.