TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me biznesin e madh foli për rritjen e pagës minimale. Gjatë fjalës së tij kryeministri iu bëri apel sipërmarrjeve që të trajtojnë me dinjitet punonjësit dhe të rrisin nivelin e pagave.
“Trajtimi dinjitoz i punonjës nuk duhet të jetë problem, por zgjidhja. Të rrisin pagat dhe të mbajnë të paprekur kapitalin njerëzor, sepse kur të humbasin kapitalin njerëzor, do humbasin gjithçka. Ne do bëjmë tonë për këtë pjesë. Jetojmë në një sistem që nuk ia lejon qeverisë, por kjo është çështje e konkurrencës. Po nga ana tjetër ne nuk mund të rrimë të bëjmë sehir, që kompani të caktuara nuk i trajtojnë mirë punonjësit. Në vitin 2030, synimi është që Shqipëria të mos ketë pagë më të vogël se 60 mijë lekë.”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u ndal dhe te sektori i ndërtimit, ndërsa tha se ka kompani, të cilat deklarojnë paga minimale dhe larg standardit të pagave të sektorit.
“Nuk do lejojmë të hyjnë në tenderë publikë, të atyre kompanie që kanë nivele pagash që nuk i paraqiten realitete të pagave. Nuk do t’u japim leje ndërtimi për ata kompani që bëjnë evazion dhe abuzim me pagat dhe do fillojmë hap pas hapi, të kërkojmë nga kompanitë që duan të kenë kontrata apo të drejta të marra nga shteti, që të kërkojmë kontratën kolektive të punës, që garanton të drejtën e punëtorëve. Ne do kërkojmë që kompanitë të përgatisin kontratat kolektive të punës”, theksoi ai.