AKTUALITET, 12 Prill 2023, 18:03

“Bashkë Fitojmë” çel zyrtarisht fushatën më 15 prill, Berisha nxjerr spotin: Rikthehemi në ‘Arenë’, aty ku nisi Rithemelimi!

“Bashkë Fitojmë” çel zyrtarisht fushatën

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe PDK e PBDNJ-së do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale më 15 prill në orën 12:00.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Berisha ka nxjerrë spotin për zgjedhjen e 14 majit, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në çeljen e fushatës më 15 prill, në stadiumin “Air Albania”.

STATUSI:

Ejani të shtunën, 15 prill 2023 ora 12:00 në stadium! Rikthehemi në ‘Arenë’, aty ku nisi Rithemelimi!

Më të fortë për mbrojtjen e pluralizmit e demokracisë! Më të hapur me kandidatët e dalë nga vota juaj!

Më të bashkuar të gjithë ata që nuk janë marrë peng nga pushteti! Ndryshimi në duart e tua!