TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fakte të reja dalin në dritë për dhunimin barbar dhe vdekjen e 21-vjeçares nga Kenia Joy Aoko në Tiranë, ngjarje që fillimisht u mbajt e fshehtë dhe pse vajza përfundoi nè koma dhe vdiq në shkurt në vendin e saj.
Sipas dëshmisë së nënës, biseda e fundit me Xhoin ka qenë më 13 gusht. Ruth Abongo tha se 5 minuta pas mesazhit të fundit vajza e saj nuk i është përgjigjur telefonit.
E gjithë ngjarja është zhvilluar nga ora 03:30 minuta deri në orën 06:30 kur në banesë mbërriti shoqja e dhomës së Xhoit, Emili Mutua.
Çfarë roli ka Emili në këtë histori, shoqja e dhomës së Xhoit, e cila u kthye nga puna mëngjesin e 13 gushtit dhe nuk e gjeti Joyn në banesë? Përse më pas ajo i kërkoi shoqes së ngushtë të Joyt paswordet e dy telefonave të saj? Joy Brenda shoqja e 22-vjeçares konfirmon faktin se Emili i ka marrë paswordet e telefonave te Joyt.
“Është e vërtetë që Emili më ka telefonuar dhe më ka kërkuar passwordin e telefonave të Joyt. Më telefonoi e më tha se pranë saj ishte policia dhe se kërkonin të dinin passwordet e Xhoit, sigurisht nëse i kisha. Ne përdornim të njëjtin password me Joyn dhe ia dhashë policisë, në mënyrë që të ndihmoja në hetim sepse bisedat janë në telefon dhe policia mund të shikojë çdo person me të cilin bisedonte Joy.
Kështu që isha e vetëdijshme që do të ndihmoja në hetimin e ngjarjes. Nuk më kujtohet data e saktë apo dita që ma kërkuan paswordin sepse ka kaluar pothuajse një vit, por Emili më tha që ishte me policinë dhe se policia po kërkonte fjalëkalimin e telefonit. Pasi dhashë kodin, nuk kam biseduar më me Emilinë në lidhje me ngjarjen. Nuk e kam pyetur kurrë Emilinë në lidhje me këtë ose nëse di diçka. Ne nuk kemi folur kurrë për Joyn”, ka deklaruar Joy Brenda, shoqja e 21-vjeçares që u vra.
Sipas hetimeve, Emili i kërkoi paswordet e telefonave të Xhoit në prani të policisë në orën 1 të natës së 15 gushtit kur bëri edhe denoncimin për zhdukjen e shoqes së saj të dhomës. Por përse policia duhet t’i kërkonte Emilisë të telefononte Joy Brendën për të marrë kodin e telefonave të Joyt, kur kjo është një procedurë që policia mund ta bënte vetë?
Sipas News24, Emili i ka kërkuar Joy Brendës paswordet e telefonave te Joi Ayokos para se të shkonte në polici dhe të bënte kallëzim. Pra, vetë shoqja e 21-vjeçares, Joy Brenda vërtetoi se Emili i mori kodet e telefonave të Xhoit. Por edhe nëna e Xhoit, Ruth Abongo më parë shpjegoi se si veproi Emili, duke hedhur dyshime të forta si bashkëpunëtore në fshehjen e provave të ngjarjes.