AKTUALITET, 12 Prill 2023, 17:54

Vdekja e 21-vjeçares keniane, nëna e Joyt thirrje institucioneve që të hetojnë ngjarjen: Vrasësit janë aty, arrestojini!

Vdekja e 21-vjeçares keniane, nëna e Joyt thirrje institucioneve

Mister vdekja e 21-vjeçares keniane Joyt. Ndonëse kanë kaluar 2 muaj nga vdekja e saj në Kenia për shkak të dhunimit barbar në Tiranë,  vjen një reagim nga nëna e të resë,

Ruth Abongo i bëri apel institucioneve që të zbardhin të vërtetën.

“E di që po punojnë për këtë çështje, Autoritetet shqiptare mund ta gjejnë se kush e ka bërë këtë krim dhe e di që po punojnë për këtë. Shpresoj që ata të sjellin drejtësi për Joy dhe të zbulojnë se kush ia bëri këtë. Sepse vetëm atëherë Joy do të gjejë paqe dhe unë do të kem paqe në zemrën time. I bëj apel qeverisë shqiptarë; ju lutem vrasësit e Joyt janë në atë vend, nëse një arrestim bëhet, e vërteta e asaj që ndodhi atë natë do të dalë. I lutem autoriteteve që të vazhdojnë me kërkimet sepse e vërteta do të dalë. Unë nuk kam pushuar së qari, çdo ditë qaj”, ka thënë ajo për News24.