TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhen detaje nga arrestimi i 34-vjeçares në Tiranë, e cila akuzohet se ishte shpërndarëse droge. Bëhet fjalë për Denisa Bushka, ndërsa thuhet se ishte me profesion është estetiste dhe punonte me kohë të pjesshme në tre prej salloneve më të frekuentuara në Tiranë.
Por, përveç shërbimit që ofronte me profesionin e saj, ka dyshime se ajo iu shiste klientëve të saj dhe doza kokaine.
Pasditen e së martës, policia e Tiranës në rrugën “Bill Klinto” ushtroi kontroll ndaj estetistes ku i sekuestroi 40 doza kokaine gati për shitje.
Më herët, policia kishte marrë informacion se Bushka shpërndante kokainë në vendet e saj të punës por edhe në ende të ndryshme në kryeqytet ku kishte siguruar klientë.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 34-vjeçarja siguronte sasi deri në gjysmë kilogrami në Fushë Krujë e më pas e ndante në doza, të cilat i shpërndante në 10-15 vende në ditë.