AKTUALITET, 19 Prill 2025, 11:32

Aksident në Shkodër, shoferja e moshuar përplas këmbësoren 65-vjeçare, ndërron jetë në spital

Aksident në Shkodër, shoferja e moshuar përplas

Një aksident me pasojë vdekjen është rregjistruar pak çaste më parë në qytetin e Shkodrës.

Bëhet me dije se në lagjen '3 Heronjtë', shoferja 70-vjeçare me iniciale E.N ka përplasur këmbësoren me iniciale L.N. Si pasojë e përplasjes 65-vjeçarja ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. 

Sakaq policia po kryen veprime të mëtejshme proceduriale për shoferen dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Informacion paraprak: Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, 65 vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.