TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një e mitur 11-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesë.
Policia bën me dije se ajo është dërguar ditën e djeshme në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
Por mëngjesin e sotëm mjekët kanë konfirmuar se e mitura ka ndërruar jetë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 02.07.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.