AKTUALITET, 3 Korrik 2022, 08:39

Sherr në Tiranë, dy persona përfundojnë në spital

Sherr në Tiranë, dy persona përfundojnë në spital

Një sherr me sende të forta ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Frederik Shiroka” në Tiranë.

Policia njofton se dy persona janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Një prej tyre në gjendje më të mirë është larguar nga spitali ndërsa tjetri po mbahet nën kujdesin e mjjekëve.

Aktualisht uniformat blu kanë nisur punën për zbardhjen e konfliktit dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë përplasje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Frederik Shiroka”, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasit M. B., 26 vjeç, dhe E. A., 32 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shtetasi E. A. pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar nga spitali, ndërsa shtetasi M. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.