AKTUALITET, 2 Korrik 2022, 21:37

Sali Berisha: Shqiptarët nuk e njohin mirë historinë, Kosovën e dorëzuan divizionet partizane shqiptare...

Sali Berisha: Shqiptarët nuk e njohin mirë historinë,

Sali Berisha u ka thënë emigrantëve gjatë një mbledhje virtuale, se Kosovën "e dorëzuan divizionet partizane shqiptare" te "divizionet serbo-malazeze të Titos". 

Berisha vijoi edhe sulmet ndaj Ballkanit të Hapur që e quajti projekt serbo-rus. 

"Në rast se bëj një vështrim historik, në një aspekt gjen një analogji me vitin 45’'. Dallimet janë të mëdha por analogjia në raport me Kosovën për fat të keq, është reale. Shqiptarët nuk e njohin mirë historinë, por Kosovën e dorëzuan tek divizionet serbo-malazeze të Titos, divizionet partizane shqiptare. 

Ato nuk futeshin dot në Kosovë. Në Kosovë i futën divizionet partizane shqiptare që shkuan gjoja për të çliruar Kosovën, por garantuan pushtimin e ri të saj. Enver Hoxha ka thënë në mënyrë të përsëritur, bëmë mirë që ja dhamë Jugosllavisë.

Ju siguroj se prapa Ballkanit të Hapur, Vuçiç synon zhvlerësimin progresiv të Kosovës dhe së fundmi, ndarjen e saj. Ndarja e saj, natyrisht kryekëput në favor të Beogradit.

Në funksion të kësaj është lufta e ftohtë që Tirana i bën Prishtinës", tha Berisha.