AKTUALITET, 3 Korrik 2022, 08:30

Shqipëria “përvëlohet” nga temperaturat e larta, sot do të arrijnë deri në 40°C

 

Shqipëria “përvëlohet” nga temperaturat e larta, sot

E diela shoqërohet me temperatura të larta. Vendi ynë mbetet nën dominimin e moti të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjatë gjithë 24-orëshit.

Sipas MeteoAlb, kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore por nuk priten reshje. Përqindja e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi max 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.