AKTUALITET, 2 Korrik 2022, 20:57

Berisha sulmon sërish "Ballkanin e Hapur": Projekt serb dhe rus, i kundërvihet BE-së!

Berisha sulmon sërish "Ballkanin e Hapur": Projekt serb dhe rus,

Sali Berisha ka mbajtur një takim virtual me emigrantë shqiptarë në vende të ndryshme të botës. 

Berisha iu rikthyer edhe njëherë Ballkanit të Hapur, duke e sulmuar dhe konsideruar si projekt "serb dhe rus", që "i kundërvihet Procesit të Berlinit".

“Në diskurin sot shqiptar, ju keni dëgjuar në rrafshin rajonal Ballkanin e Hapur, si projekti sipas Edi Ramës më i rëndësishëm, duke e paraqitur si një projekt që parandalon luftën. Ballkani u themelua në Novisad 3 vite më parë, një aleancë trelaterale, Shqipëri, Maqedoni, Serbi. Harta që u paraqit atë ditë nga kjo trojkë, Rama, Vuçiç, Zaev, paraqiste haptas Kosovën si pjesë të Serbisë. Këtë hartë e publikoi në facebook-un e tij edhe Edi Rama dhe më pas th se ishte një gabim teknik i stafit.

Ky projekt disa ditë pas Samitit të Novisadit, u quajt nga Vuçiç Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë. Kjo çon te ideja se Ballkanin e stabilizon hegjemonizimi serb. Hegjemonizëm që u vendos në shekullin e kaluar çoi në luftëra të përgjakshme.

Ky projekt i influencës serbe dhe ruse, i kundërvihet haptas nismës së Berlinit që është bashkëpunimi i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të proceseve integruese në Bashkimin Evropian.

Janë çmimet stratosferike që ngrihet gjoja nga lufta në Ukrainë, më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Sot shqiptarët blejnë qumështin, vezën, qumështin dhe vajin 108% më shumë se në vendet e BE-së.

Nafta është pothuajse dy herë më e shtrenjtë se në Shtetet e Bashkuara. Për të gjitha këto ne kemi thirrur protestë në datën 7 korrik dhe jemi të vendosur ta përdorim atë si një mekanizëm për të çmontuar këtë regjim”, tha Berisha.