TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha thotë se Edi Rama ka mbështetje nga Sorosi, Vuçiç dhe Erdogan, ndaj ka krijuar "Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë".
Berisha deklaroi gjatë një takimi virtual me diasporën, se Turqia po kërkon të emërojë edhe kreun e Komunitetit Musliman në Shqipëri, por se kjo gjë nuk do të lejohet.
Më tej, ai deklaroi se Shqipëria është de facto "Republika e Sorosit".
"Siç e dini kemi krijuar frontin për shpëtimin e Shqipërisë. Ky front do vazhdojë të shtrihet dhe zgjerohet në diasporë dhe emigracion.
S'është betejë e lehtë. Qeveria e Ramës ka mbështetje Beogradin. E vërteta është edhe Stambollin, pasi kërkohet të na emërohet kreu i KMSH, çka nuk do të ndodhë. Mbështetja kryesore e tij është George Soros.
Shqipëria de fakto është republikë e tij, e Sorosit. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të sponsorizuara prej tij janë leva të PS. Në vend që të shërbejë si kanal frymëmarrës për demokracinë, bëjnë të kundërtën e saj.
Ky multimiliarder krijoi pas largimit të PD nga pushteti të ashtuquajturin tru të reformës në drejtësi, e vendosi në kontroll të plotë të ekzekutivit drejtësinë shqiptare."-tha Berisha.