TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eksperti i bujqësisë Ervin Resuli komentoi në Syri Tv situatën e fermerëve në vend. Sipas tij, fermerët janë lënë në mëshirë të fatit nga qeveria.
"Dua të kujtoj së fundmi dëmet nga breshëri në Korçë, dëmet janë të pallogaritshme. Puna e një viti iu shkon dëm."-tha Resuli.
Eksperti deklaroi se prodhimtaria është në rënie ndërsa shtoi se zëri i fermerëve që prej vitesh protestojnë, ka rënë në vesh të shurdhër.
"Ka rënie të dukshme në prodhimtari. Me propaganda pretendojnë se është mirë. Çmimet janë rritur. Në aspektin e prodhimit, bujqësia është në rënie.
Femrerët prej vitesh protestojnë, janë përpjekur për të tërhequr vëmëndjen e qeverisë, por në pjesën dërrmuese të rasteve kanë rënë në vesh të shurdhër.
Krahasuar me rajonin, janë shumë më pak të mbështetur nga qeveria. Shumë larg standarteve.
Fermerët kanë protestuar, do i shohim prapë në rrugë, ata pak që kanë mbetur. Të ngremë zërin sepse sa më të varfër të jenë fermerët, ky është problem për konsumatorin.
Përralla nga kryeministri i shkëputur nga realiteti, gënjen ditën për diell. Tallje për një shtresë të madhe të shoqërisë."-tha Resuli.