AKTUALITET, 23 Dhjetor 2025, 13:22

Protesta/ Berisha: Qytetarët i dhanë mesazh Ramës e inaguruan misionin e ri të opozitës. Faleminderit që nuk iu dorëzuan urrejtjes ndaj narko-qeverisë

Protesta/ Berisha: Qytetarët i dhanë mesazh Ramës e inaguruan

Kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë nga selia blu, ka falenderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën e djeshme përballë Kryeministrisë.

Sali Berisha: Dëshiroj të shpreh mirënjohejn më të thellë, nderimin më të madh për të gjithë ata që mbushën sheshin në protestën më të fuqishme, paqësore që mvbahet mend ndonjëheë. Inaguruan dje misionin e ri të popozitës, shpëtimine demorkacisë, familjes shqiptare dhe Shqipërisë. Secili pjesëmarrës firmosi dje kontratën për t’i dalë për zot Shqipërisë.

Dua t’i falenderoj që u përmbajtën ndaj zemërimit dhe urrejtjes ndaj narko qeverisë. Kjo është një betejë në vijim. Është një organizim me një rëndësi të jashtëzakonshëm dhe me një mesazh për Ramën dhe qeverinë e tij. Ky mesazh përmblidhet në një fjalë të vetme: Largohuni!

Të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që mbushën dje bulevardin dëshmorët e Kombit, në protestën më të fuqishme paqësore që mbahet mend ndonjëherë. Inauguruam dje me praninë e tyre misionin e ri të opozitës, shpëtimin e demokracisë, familjes shqiptare, e Shqipërisë.

Secili pjesëmarrës firmosi dje kontratën me demokracinë, me familjen dhe Shqipërinë për t’u dalë zot gjer në betejën përfundimtare dua t’i falënderoj për përmbajtjen e zemërimit dhe urrejtjes së tyre të pakufishme që kanë ndaj kësaj narkoqeverie. E kuptoj se ai ishte një mundim i veçantë, por kjo është betejë në vazhdim. Ishte inaugurim me rëndësi të jashtëzakonshme dhe mesazhin më të fuqishëm, mesazh përmblidhet me një fjalë të vetme: Largohu!

Jashtë përpjekjeve të makinave propagandistike të Ramës, vuvuzelave të tij se populli nuk ngrihet dhe nuk ka besim te opozita, madje kishte dhe një që e thoshte se populli e do Ramën, ata faktuan se cilat janë ndjenjat e popullit për Ramën, urrejtja e pakufishme, zemërimi. Me këto dy terma mund të përmblidhen ndjenjat e qytetarëve. Kjo betejë për betejë për jetë ose liri nën moton ja të vdesim ja të rrojmë për liri.