TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Maks Haxhia, avokati i Ergys Agasit, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçmen, për të marrë dokumentet për klientin e tij.
Ai deklaroi se dosja është shpërndarë në media, ndërkohë që ai dhe klienti i tij nuk e kanë ende.
Haxhia tha se në dosjen e SPAK nuk ka asnjë provë që vërteton se Agasi ka lidhje me fushën e tenderave dhe është i përfshirë në rrëmbim personi.
Duke iu përgjigjur gazetarëve Haxhia tha se klienti i tij ndodhet jashtë shtetit duke lidhur një marrëveshje biznesi, dhe se sapo të kthehet në Shqipëri do të përballet me drejtësinë.
“Është jashtë shtetit duke lidhur një marrëveshje biznesi. Patjetër që do të vetëdorëzohet, kur të kthehet do mbajë qëndrimin për t’u përballur me drejtësinë.
SPAK e komprometon, nxjerrja e të dhënave të dosjes komprometon, konkluzionin e nxjerr politika dhe opozita.
Avokati Haxhia ka kembengulur se klienti i tij ska lidhje me akuzat per AKSHI-n. “Për t’i thënë prokurorisë se para se t’ia japë medias, t’ia japë personit në hetim dhe avokatit, që ti tregojmë ne opinionit publik që është mbarsur me një gjueti shtrigash dhe në një moment që po shfrytëzohet nga politika duke e paraqitur Agasin si kryeministër në hijë gjë që nuk është aspak e vërtetë.
Zoti Agasi nuk është ndonjë person i punësuar në shtet, ai është një person që ushtron veprimtari biznesi. Me aq sa e njoh unë nuk ka në kodin penal që duhet të akuzohesh për iniciativën e lirë.
Agasi nuk ka asnjë aplikim në tenderat e AKSHI-t. Ai nuk e ka në objektin e veprimtarisë së tij. Agasi nuk ka përfituar asnjë tender nga financat e buxhetit. Nuk ka asnjë veprimtari të paligjshme.
Sa i takon filmimeve, atje është një instrument sigurie, pasi Agasit i është tentuar di vidhet biznesi. Klienti im nuk është larguar, ai është jashtë shtetit për të lidhur një marrëveshje.
Kur të kthehet do të mbajë qëndrimin e vet. SPAK nxjerrjen e këtyre të dhënave e komprompeton. Nuk e njeh fare personin që është marrë peng”, tha avokati Maks Haxhia.
Kur nuk është politikan çlidhje ka ai me emërime? SPAK thotë ato që do SPAK, por jo ato që janë në realitet dhe prova, nuk ka asnjë provë që Agasi të jetë marrë me fushën e tenderave, por as nuk njihet me personin”, tha ai duke iu referuar Gerond Meçen, i cili u mor peng dhe u kërcënua që të hiqte dorë nga ankimimet për tenderat.