AKTUALITET, 16 Gusht 2022, 21:15

Përplasen dy makina në Vlorë, njëra përfundon në kanal. Transportohet në spital një grua

Përplasen dy makina në Vlorë, njëra përfundon në

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në rrugën e Selenicës, në afërsi të kthesës së Armenit.

Nga informacionet paraprakë bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave ka përfunduar në kanal pas përplasjes.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur disa persona, një prej të cilëve ka përfunduar në spital.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhejen e rrethanave të aksidentit.