TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Babullush të Vaut të Dejës, pasi një i mitur ka humbur jetën.
Sipas informacionit të policisë, dyshohet se 14-vjeçari E.A ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe ka ndërruar jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.