AKTUALITET, 16 Gusht 2022, 13:44

Atentati ku mbeti i vrarë Klisman Preci dhe u plagos shoku i tij, SPAK merr në dorë çështjen

Atentati ku mbeti i vrarë Klisman Preci dhe u plagos shoku i tij, SPAK merr

SPAK merr në dorë çështjen e atentatit te Milotit, ku mbeti i vrare Klisman Preci dhe u plagos Ylli Brahimi. Prokuroria e Kurbinit e klasifikoi atë si një atentat të kryer nga një grup kriminal.

News 24 raporton se dosja është tërhequr një javë më parë dhe veprimet po kryhen nga Prokurori i SPAK Altin Dumani.

SPAK po kalon në sitë të gjithë kundërshtarët e Ylli Brahimit që besohet se ishte shënjestër e atentatit. Brahimi, mik i Ervis Martinajt, udhëtonte me një makinë të blinduar, ndërsa ra pre e atentatit, por fatmirësisht arriti t’i mbijetonte plumbave.

Bëhet fjalë për një grup shumë të fuqishëm kriminal në zonën e Laçit dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur më 22 korrik për prishje të pazareve në aktivitet e tyre kriminale kohëve të fundit.

Por vetëm 2 muaj më parë Preçit (Viktima) bashkë me kushëririn e tij Blerim Preçi i shpëtuan një atentati teksa udhëtonin me një Benz ML dhe u qëlluan nga një “Audi” e zezë.