TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh nga Vlora se çështja e detit me Greqinë do të rikthehet sërish në shtator ndërsa shtoi se Rama qëndron në krah të palës greke për interesat e tij.
“Ballkani i Hapur është një nismë anti-europiane. Shikoni si e ka menaxhuar çështjen e detit me Greqinë. Kjo është një çështje tjetër që do hapet prapë në shtator. Është bërë si avokati i palës tjetër. Këtë e bën jo për të rregulluar marrëdhëniet me Greqinë por i interesojnë marrëveshjet që ka bërë për naftën dhe gazin atje.
Ka shumë akte të rënda. Të gjitha këto kanë ndodhur sepse nuk ka pasur opozitë. Opozita ishte i korruptuar. Lulzim Basha ishte i blerë. Kjo solli edhe djegien e mandative. Prandaj nuk funksionon sot drejtësia. Shikoni aferën e inceneratorëve çfarë katastrofe është", tha Meta gjatë takimit me strukturat në Vlorë.