AKTUALITET, 16 Gusht 2022, 16:20

E ftoi për kafe dhe më pas shqiptari tenton të përdhunojë 38-vjeçaren greke

E ftoi për kafe dhe më pas shqiptari tenton të

Momente makthi ka përjetuar një 38-vjeçare e cila rrezikoi të binte viktimë e përdhunimit. Ngjarja ka ndodhur në Kretë.

Sipas informacioneve të Cretapost, më 15 gusht, një 45-vjeçar shqiptar e ka ftuar 38-vjeçaren në shtëpinë e tij për të pirë kafe.

39-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e tij në Ammoudara në orën 9 të mëngjesit, por gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë të papritur.

Sipas denoncimit, në një moment 45-vjeçari e ka hedhur me dhunë drejt shtratit të tij dhe e ka kapur nga qafa ndërsa ka tentuar ta përdhunojë.

Ajo fatmirësisht ia doli të shpëtonte nga duart e tij duke shmangur më të keqen, ndërsa shkoi në polici dhe e denoncoi.

Pak orë më vonë, policia ka lokalizuar dhe arrestuar 45-vjeçarin, i cili siç u konstatua ndodhej në mënyrë të paligjshme në vend.

45-vjeçari është dërguar në Prokurorinë Publike, dhe akuzohet për veprën penale të përdhunimit në tentativë.