TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka ndërruar jetë një prej tre personave që u përplasën nga një makinë mbrëmjen e djeshme në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë.
Sipas News24, 60-vjeçari Begzan Hysa ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku 29-vjeçarja E.G. humbi kontrollin e mjetit dhe hipi në trotuar duke përplasur tre persona.
Nga aksidenti mbetën të plagosur V.H. dhe A.T., të cilët pasi morën ndihmën mjekësore në spital, shkuan në banesat e tyre.
Edhe Begzan Hysa u dërgua në spital, ku ditën e sotme ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Një ditë pas aksidentit, policia e Tiranës arrestoi 29-vjeçaren E.G.
Njoftimi i ditës së sotme për arrestimin e 29-vjeçares:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen E. G., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasit B. H., V. H. dhe A. T. Shtetaset V. H., dhe A. T. pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë larguar në banesa, ndërsa shtetasi B. H., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.