TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e aksit Palasë-Dhërmi, ku po kryhen punime.
Sipas Ramës, kjo është një zonë ku do ndërtohen hotele me 5 yje dhe do ta ngrenë turizmin e Jonit në një nivel tjetër.
Rama shton se po punohet edhe për rrugën e re të lidhur me tunelin e Llogarasë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e do të rrisë cilësinë e shërbimeve në zonë.
Në aksin Palasë-Dhërmi, ku po zhvillohet një program i tërë investimesh në hotele me 5yje që do ta ngrenë turizmin e Jonit në një nivel tjetër, po punohet edhe për rrugën e re të lidhur me tunelin e Llogarasë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e do të rrisë cilësinë e shërbimeve në zonë.
Kanë përfunduar të gjitha veprat e artit dhe ndërtimi i sistemit terramesh.