TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp, pasi policia e shtetit është larguar nga selia e PD.
Basha, i cili përdori gaz lotsjellës në sasi të jashtëzakonshme dhe në mënyrë të paligjshme, për të mbajtur selinë e PD, deklaroi se Berisha nuk ka mbështetje dhe se dot ishte dita e tij e fundit politike.
"Dita e sotme ishte paralajmëruar si ditë dhune, sulmi, pushtimmi me forcë e selisë së demokratëve. Sikundër e kam thënë, ajo që nisi me pretekstin e një lëvizje demokratizuese, e tregoi fytyrën.
Lajmi i mirë është fakti që shumica absolute nuk i'u përgjigjën thirrjes së Sali Berishë për t'u bërë pjesë e skenarit të dhunës. E braktisën, siç e kanë braktisur gjatë këtyre muajve.
Ka patur ditën e fundit politike në Shqipëri. Asnjë nga objektivat që i kishte vënë vetes, nuk u realizua|, tha Basha.
Kujtojmë se Lulzim Basha kërkoi ndihmën e Policisë së Shtetit, e cila ndërhyri për të evituar përplasjen dhe nxjerrjen e tij nga selia.