TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Plagët e marra nga dhuna barbare e njerëzve të Lulzim Bashës nuk kanë mjaftuar për demokratët.
Alban Hoxha, kryetari i grupseksionit i PD-së të zonës së Misto Mames edhe pse i plagosur rëndë është arrestuar në shtratin e Spitalit të Traumës ku po merrte ndihmë.
Forca të shumta policore, e kanë marrë atë nga ambientet e Spitalit dhe e kanë shoqëruar atë për në ambientet e Komisariatit nr. 3 në Kryeqytet.
Deputeti Belind Këlliçi e ka cilësuar këtë akt të paprecedent, që ka ndodhur edhe me protestues të tjerë.
Ai ka dënuar veprimin e policisë, ndërsa ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të demokratit të arrestuar.