AKTUALITET, 8 Janar 2022, 15:57

Prokuroria sekuestron serverat e kamerave në PD, Imeraj debat me Bardhin: Merr një laps dhe letër

Prokuroria sekuestron serverat e kamerave në PD, Imeraj debat me Bardhin:

Prokuroria dhe policia kanë marrë në dorë godinën e Partisë Demokratike për të hetuar të gjitha rrethanat e protestës së sotme.

Hetuesit kanë kërkuar që deri në mbledhjen e plotë të provave asnjë person të mos futet në ambientet e brendshme të saj.

Nga ana tjetër ka pasur edhe një debat me sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi dhe drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj pasi ai ka ngulmuar të lejojë median të futet brenda godinës.

Kjo e fundit i ka kërkuar që me një laps dhe letër të japë deklarimet në lidhje me ngjarjen.

Prokuroria ka marrë serverin e kamerave të Partisë Demokratike për të hetuar të gjitha pamjet që kanë fokusuar pamjet nga protesta e sotme.