AKTUALITET, 8 Janar 2022, 16:00

Protesta përpara selisë së PD-së, një i plagosur te “Trauma”

Protesta përpara selisë së PD-së, një i plagosur te

Një person është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e “Traumës” në Tiranë pas protestës së organizuar ditën e sotme pranë selisë së Partisë Demokratike.

Qytetari i lënduar mësohet se ka plagë të lehta dhe gjendja e përgjithshme vlerësohet e mirë nga mjekët.

Pas më tepër se tre orësh protestë, Komisioni për Rithemelimin e PD-së, u tërhoq duke mbyllur tubimin me premtimin se do të rikthehej sërish deri në largimin e Lulzim Bashës nga zyra.