AKTUALITET, 8 Janar 2022, 16:55

Mbi 20 protestues të shoqëruar pas protestës, prokuroria mbledh prova brenda selisë

Mbi 20 protestues të shoqëruar pas protestës, prokuroria mbledh

Rreth 20 protestues që morën pjesë në tubimin përpara selisë së Partisë Demokratike janë shoqëruar në polici.

Ndërkohë kujtojmë se drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj me grupin hetimor dhe drejtuesit e policisë së Tiranës ndodhen në selinë e PD-së për të mbledhur provat për të çuar përgjegjësit e dhunës përpara drejtësisë.

Mësohet se deri më tani po bëhet mbledhja e provave, pasi gjatë protestës së sotme pati përdorim të sendeve të forta. Për shkak të punës, hetuesit kanë kërkuar që asnjë person mos të futet në ambientet e selisë blu.