AKTUALITET, 8 Janar 2022, 15:42

U rrah barbarisht nga njerëzit e Bashës, reagon kryetari i grupseksionit të PD

U rrah barbarisht nga njerëzit e Bashës, reagon kryetari i

Alban Hoxha, kryetar i grupseksionit 8 të PD-së në “Misto Mame”, është dhunuar barbarisht sot nga mbështetësit e Lulzim Bashës, te selia e Partisë Demokratike.

Pasi mori ndihmë mjekësore për plagët e shkaktuara në fytyrë dhe kokë, Hoxha tha se,  "po protestonte paqësisht", kur u ai u godit nga njerëzit e Bashës.

Në ndihmë të Bashës mbërritën edhe forcat e policisë, të cilët hodhën gaz lotsjellës. 

"Jam Alban Hoxha, kryetar i grupseksionit 8 në 'Misto Mame'. Kam marrë pjesë në një protestë paqësore. Kemi qenë brenda PD. Nuk kemi përdorur,  as dhunë dhe asgjë tjetër. Më vonë, ka ndërhyrë policia me gaz lotsjellës", rrëfen ai.

U rrah barbarisht nga njerëzit e Bashës, reagon kryetari i