AKTUALITET, 8 Janar 2022, 16:59

U hodh gaz në mënyrë të paligjshme/ Policia pritet të shoqërojë personat që ndodhen brenda selisë së PD

U hodh gaz në mënyrë të paligjshme/ Policia pritet të

Selia e Partisë Demokratike tashmë është kthyer në skenë krimi, ku ka ende prezencë të forcave policore dhe prokurorë, të cilët po mbledhin prova dhe po kryejnë hetime. 

Ndërkohë që Berisha dhe mbështetësit e tij janë larguar, në seli mbeten ende persona që janë mbështetës të Bashës. 

Burime për TPZ, bëjnë me dije se persona që ndodhen brenda selisë do të shoqërohen nga policia për t'u pyetur. 

Kujtojmë se njerëz brenda selisë, kanë hedhur gaz lotsjellës në sasi të jashtëzakonshme, në mënyrë të paligjshme dhe kanë përdorur sende të forta për të goditur protestuesit.
Nga përdorimi i gazit lotsjellës, kanë shfaqur probleme shëndetësore protestues, por edhe persona që gjendeshin brenda selisë.