AKTUALITET, 8 Janar 2022, 15:26

Në selinë e PD ka hyrë prokurorja Imeraj, Basha dikur e quante "ikonë të krimit dhe korrupsionit"

Në selinë e PD ka hyrë prokurorja Imeraj, Basha dikur e quante

Selia e Partisë Demokratike, është kthyer në një skenë lufte, ku u përdorën gurë, shkopinj dhe gaz lotsjellës i paligjshëm nga individë privatë, në sasi të jashtëzakonshme, duke helmuar protestuesit, por edhe njerëzit brenda selisë. 

Policia ka rrethuar partinë, duke marrë efektivisht nën kontroll opozitën. Brenda selisë gjenden prokurorë duke kryer veprime hetimore. Në seli ndodhet kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, e cila drejton hetimet. 

Pikërisht me Imerajn, Basha ka një histori të trazuar. Ai e ka quajtur dikur, "ikonë të krimit dhe korrupsionit". 

"Javën e kaluar ke më flagrantin, ku përfaqësuesi ndërkombëtar i kërkoi shkarkimin Komisionit të kryeprokurores së Tiranës, ikonë e korrupsionit e të krimit, dhe Komisioni nuk pati guximin. Kur e denoncova këtë, kërcitën telefonatat", është shprehur Basha 

Prokurorja nga ana e saj, ka thënë se Basha e ka personale me të, për shkak të dosjeve të tij në Prokurorinë e Tiranës. 